Këshilltari i Albin Kurtit, Arbër Zaimi: Mitrovicën e fiton Agim Bahtiri, është i vetmi nga garuesit që nuk lejon kufirin në Ibër

Këshilltari politik i Albin Kurtit dhe njëri prej bashkëpunëtorëve të më të afërt të tij, Arbër Zaimi, sot ka vizituar Mitrovicën, ku është takuar me kryetarin e Mitrovicës dhe kandidatin e VV-së për kryetar komune, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka.

Arbër Zaimi ka thënë se Agim Bahtiri është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit administrativ mes dy komunave të Mitrovicës lumin Ibër.

Postimi i Arbër Zaimit Facebook:

Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim.