Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Amerikës: Të respektohet vendimi i Kushtetueses
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë një zëri që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga të gjitha partitë politike dhe institucionet e Kosovës.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit kryeministër nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Në Twitter, Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA’së, ka shpërndarë qëndrimin e emisarit të Donald Trump, Richard Grenell, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Qëndrimi i Përfaqësuesit Special Richard Grenell për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, thuhet në përshkrimin që NSC ia ka bërë reagimit të Grenell.
Ambassador Grenell, in his role as Special Presidential Envoy for #Serbia and #Kosovo Peace Negotiations, released this statement following the decision by the Constitutional Court of Kosovo: pic.twitter.com/YVFp530hJH
— US-Botschaft Berlin (@usbotschaft) May 29, 2020