Këshilli i Studentëve pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën serbe: I papranueshëm zhvillimi i aktivitetit në pronën e uzurpuar të UP-së

Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik kanë reaguar pas zhvillimit të liturgjisë në Kishën serbe e që ndodhet në oborrin e UP-së. Sipas tyre një veprim i tillë është i papranueshëm duke kërkuar kështu që të punohet aktivisht në lirimin e kësaj prone.

Reagimi i plotë:

Është i papranueshëm zhvillimi i aktiviteteve në pronën e uzurpuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve gjegjëse që të punojnë më aktivisht në lirimin e pronës së uzurpuar nga objekti në fjalë i cili cdo ditë na kujton regjimin e vjetër dhe pafuqinë e institucioneve tona për të na kthyer atë që na takon.Kampusi është i studentëve dhe statuti final i tij duhet të definohet sa më parë! Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik

10 qershor 2021