Dy persona kishin një përleshje fizike mes vete, pas një mosmarrëveshje në trafik.

Këtë e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në mes të dy personave në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.

Rrahja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

“Si pasojë e rrahjes, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrveshje në trafik, të dy personave u është ofruar trajtim mjekësor.  Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Ahmeti.