Dhuna

Kërset “dajaku” në natën e Vitit të Ri, raportohen tri raste të dhunës në familje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë ditës së fundit të vitit 2023.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

Për këto raste ka dhënë detaje Policia e Kosovës:

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë   31.12.2023 – 08:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

“Prishtinë 31.12.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë  31.12.2023 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit viktima është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”