Kërkoi drejtësi për të – Tuti Sejdiu momentin më të lumtur në jetë e përshkruan lirimin e babait të saj nga burgu

E kaluara e vajzës që u shpall “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, ka bërë bujë të madhe në mediet shqiptare e faqet rozë.

Ditën kur mori kurorën e vajzës më të bukur, ajo në një nga intervistat theksoi se babai i saj ndodhet në burg për shkak se kishte kërkuar drejtësi për të.

Në një intervistë të fundit dhënë për Prive në rubrikën 60 sekonda, bukuroshja nga Gjilani rrëfen momentin më të lumtur në jetë.

“Momenti më i lumtur në jetë”, ka qenë pyetja drejtuar modeles tashmë të njohur.

“Kur është liruar babai nga burgu”, u përgjigj Sejdiu.


19-vjeçarja po ashtu ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është trafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.