Kërkoi dialog më të gjallë dhe formimin e Asociacionit, Pahor vjen këtë ditë në Prishtinë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, më 7 shtator do të vijë në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo vizitë është në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të liderëve të nismës së Procesit Brdo-Brijuni, i cili do të mbahet më 12 qershor.

Disa ditë më parë, Pahor qëndroi për një vizitë disa ditore në Beograd, ku foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka kërkuar që ta formohet Asocacioni i Komunave Serbe.

Pahor tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.

“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, deklaroi ai.