Bizneset nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë barriera tarifore e jotarifore nga autoritetet për eksportimin e mallrave në kufi dhe për qasje në tregun e tyre.

Në muajin maj në Tiranë, dy qeveritë shqiptare janë dakorduar që të hiqen disa prej këtyre barrierave deri në muajin korrik.Ndonëse, ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi pranon shqetësimet e autoriteteve kosovare, sipas tij këto burokraci nuk mund të zgjidhen me ultimatum.Në anën tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka paralajmëruar masat të cilat shumë shpejt Qeveria e Kosovës mund t’i marrë ndaj shteteve anëtare të CEFTA-s.

Ministria Shala thotë se Qeveria respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ketë qasje të barabartë në raport me Kosovën ndaj secilit shtet anëtar të CEFTA-s.

Ambasadori Qemal Mixnozi duke thënë se kanë shënuar rritje këmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, pranon se skaneri në kufi është një problematikë, por që kërkon kohë për t’u zgjidhur.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se është e drejt e shtetit të Kosovës të merr masa ndaj Shqipërisë nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e barrierave në kufi.

Rukiqi thotë se janë në proces të organizimit të mbledhjes së informacioneve nga kompanitë sa i përket barrierave që shfaqen me Shqipërinë. OEK ka shpërndarë pyetësorin tek ato kompanitë që punojnë në tregun e Shqipërisë. Ndërsa, në lidhje me deklaratat e ministrit të MTI-së, Endrit Shala për shtimin e tarifave ndaj biznesit shqiptar, kryetari Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka shprehet se tashmë nuk është koha për presione, por për zgjidhjen e problemeve.

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranën apelon bizneset që të dorëzojnë të gjitha ankesat që kanë në lidhje me barrierat që ekzistojnë midis dy vendeve deri në datën 15 korrik.

Ndryshe, marrëdhëniet tregtare Shqipëri –Kosovë mbeten të zbehta edhe pse muajt e fundit kanë pësuar rritje me 40% për shkak të taksës që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe. Shqipëria ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë 205 milionë euro në vitin 2018, ndërsa Kosova në Shqipëri në vlerë 65 milionë euro.

loading…