Kërkohet paraburgimi i 50-vjeçarit, i dyshuar për trafikimin e një 23-vjeçarje në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person që dyshohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Për të njëjtin po ashtu ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Telegrafi mëson se i dyshuari është 50-vjeçar, ndërsa viktima 23.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, me datë 01.08.2022 është ndaluar për 48 orë, një person V.A, për shkak të veprës penale Trafikimi me Njerëz nga neni 165 të KPRK-së dhe brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente, e cila në vazhdim do të caktojë seancën dëgjimore”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.