Gjilan

Kërkohet paraburgim për gjilanasin që i publikoi fotot e një vajze në Telegram dhe Whatsapp

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin WhatsApp, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo, ku pasi që e njëjta nuk iu kishte bindur kërkesës së tij, i pandehuri i kishte shpërndarë fotografitë në rrjetin social Telegram”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës së sipërshënuar penale.

VIDEO BONUS: Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë bëhen me WiFi falas, kishte edhe pakënaqësi nga qytetarët