“Kërkohet dorëheqja e Vjosa Osmanit nga kryetarja e Kuvendit dhe nga LDK, si akt përgjegjësie për krizën e shkaktuar”

Opinionisti, Albert Heta ka kërkuar dorëheqjen e Vjosa Osmanit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe të gjitha funksioneve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Heta ka thënë se ky do të ishte një akt moral dhe i ndjenjës së përgjegjësisë për krizën e shkaktuar në vend.

“Sikur te kishte pak moral politik dhe ndjenje te pergjegjesise se madhe per kete krize te shkaktume, Vjosa R. Osmani mbreme do te kishte dhane doreheqje prej pozites se Kryetares se Kuvendit te Kosoves dhe te gjitha funsioneve ne Lidhja Demokratike e Kosovës. As sot nuk eshte vone me ba kete”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë mbrëmë dekretit të presidentit Thaçi me anë të të cilit, Avdullah Hoti nga LDK ishte mandatuar për kryeministër të Kosovës.