Kërkohet dënim maksimal për personin që përdhunoi dhe vrau 11-vjeçarin nga Fushë Kosova

Gjatë së enjtes është mbajtur seanca fillestare për vrasjen e Kujtim Veselit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Po del nga objekti nga ku pret që të vendoset drejtësia për djalin e saj të vrarë.

Makfire Ilazi ishte pjesë e seancës të së enjtes që u mbajt në Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prapa dyerve të mbyllura, do të trajtohej rasti i vdekjes së 11-vjeçarit, Kujtim Veselit.

Trishtimi në sytë e nënës të Veselit vërehet qartë, edhe pas më shumë se një viti kur krejt kjo ngjarje kishte filluar.

Ajo bashkë me të birin kishte raportuar në polici se i mituri ishte dhunuar që nga muaji janar i vitit 2019.
E kjo tashmë është konfirmuar edhe përmes një aktakuze, raporton T7.

Ndërkohë si vepër penale e ndarë, do të trajtohet vrasja e 11-vjecarit, ku seanca e radhës do të mbahet më 5 tetor në orën 10:30.

Avokatja Rina Kika tha se kanë kërkuar dënim maksimal për S.O.

Veç kësaj ajo u shpreh se kanë përgatitur një peticion me tri kërkesa.

Fillimisht po kërkohet që Policia e Prokuroria të kërkojnë falje për neglizhim të rastit.

E më pas që ndaj prokurorëve e zyrtarëve policë të zhvillohet procedurë penale.

Kujtim Veseli dyshohet të jetë dhunuar seksualisht para se të vritej në Fushë Kosovë.