Kërkohej nga Italia, shqiptari kapet në stacionin e autobusit në Spanjë

Një shqiptar i kërkuar në Itali për vjedhje u arrestua në Spanjë duke pritur në stacionin e autobusit. shqiptari është autori i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Milanos dhe Lodit.

“Burri u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai po hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. Hetuesit besojnë se i dyshuari ishte pjesë e një bande kriminale, e aftë për të grumbulluar para, bizhuteri dhe veshje luksoze. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.”, njofton policia.