Ambasadori gjerman

Kërkesa që serbët lokalë të udhëtojnë pa viza me pasaportë “kordinacija”, Rohde: Më lehtë është me pasaportë të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për Kosovo Online ka folur edhe për kërkesën që serbëve lokalë t’iu mundësohet lëvizja pa viza me pasaportë serbe të lëshuar nga e ashtuquajtura “zyrë koordinuese”.

Diplomati gjerman ka thënë se dëshirojnë që të gjithë serbët të përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave dhe potencon se mënyra më e lehtë për këtë është që të kesh pasaportën e Republikës së Kosovës.

Rohde ka thënë se ka edhe rritje të interesimit nga komunitetet pakicë për pajisje me pasaportë të Kosovës.

“Dy gjera. Është një lajm i mirë që çdo qytetar i Kosovës tani mund të udhëtojë lirshëm drejt BE-së. Ne kemi luftuar gjatë për këtë, veçanërisht Gjermania. Kosova është vendi i fundit që ka marrë liberalizimin e vizave. Ne gjithashtu dëshirojmë që të gjithë serbët e Kosovës të gëzojnë liberalizimin e vizave. Mënyra më e lehtë është të kesh pasaportë të Kosovës. Sa i përket pasaportës së përmendur, Komisioni i BE-së ka publikuar propozimin për një rregullore që do t’u mundësojë serbëve të Kosovës me këto pasaporta të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Ky propozim do të diskutohet në Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Qëllimi është i qartë; ne duam që të gjithë të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Mënyra më e lehtë është që të gjithë të kenë një pasaportë të Kosovës, prandaj përmenda në fillim se ka një interesim të shtuar për pasaportat e Kosovës nga komunitetet pakicë”, ka thënë Rohde.

VIDEO BONUS: Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë