Presidenti serb

Kërcënon Vuçiqi dhe e quan policinë kosovare “terroriste”: Kush shkel rendin kushtetues të Serbisë do të përndiqet

Pas arrestimit të një të dyshuari serb për rrezikim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Sreçko Sofronijeviq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërthyer në terma të rëndë ndaj shtetit të Kosovës dhe njësive speciale policore të vendit duke i quajtur edhe “terroristë” teksa ka shtuar se kush e shkel “rendin kushtetues të Serbisë” do të përndiqet dhe arrestohet në të njëjtën mënyrë.

“Dje, autoritetet e Prishtinës arrestuan jashtëzakonisht trimin Sreçko Sofronijeviq, i cili tashmë ishte plagosur në vitin 2022 shqiptarë dhe them terroristë shqiptarë, sepse policët shqiptarë nuk kishin të drejtë të ishin në veri të Kosovës. Sipas Rezolutës së OKB-së dhe Dokumenti i Brukselit, aty mund të ishin vetëm oficerët e policisë rajonale, të cilët ishin”, tha Vuçiq.