Selim Pacolli

Kërcënon vëllai i Behgjet Pacollit: Kemi meshkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes

Selim Pacolli, vëllai i Behgjet Pacollit pasi reagimeve për familjen Pacolli duke thënë se për më shumë se për një çerek shekulli po sulmohen nga individ dhe njerëz, që siç thotë ai nuk e njohin asnjë kod etik dhe ligj.

Pacolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijtë e durimit human.

“Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur! Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin! Tu tregojmë se kemi meshkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Për më shumë se një qerek shekulli, në mënyrë permanente, sistematike dhe të sinkronizuar, po sulmohemi në forma dhe sajesa të pista nga individ të ligj, të dështuar, kompleksiv, ziliqar dhe të parealizuar në jetë, njerëz që nuk njohin asnjë kod etik, ligj e as zakon njerëzor!

Për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijt e durimit human!

Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur!

Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin!

Tu tregojmë se kemi mashkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!

Jemi mundua ti shërbejmë paqes dhe mirëkuptimit, por si dukët qenkemi keqkuptua!

Jo, gabim keni llogaritë!