Pejë

Kërcënoi policin përmes Facebook-ut, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot një person, që kishte kanosur një polic përmes mesazheve në rrjetin social Facebook.

Rasti ka ndodhur në Pejë, sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

“Këto mesazhe viktima, zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet. Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policorë kanë identifikuar të dyshuari shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995, mashkull shqiptar dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij është iniciuar rasti si më lartë dhe i dyshuari është ndaluar.

loading...