Kanosje

Kërcënoi dy persona pas një mosmarrëveshje për pronë, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë

Një person është arrestuar në Gotovushë të Shtërpcës pasi i ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshje për pronën.

Ai është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE- Gotovushë, Shtërpcë 29.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth pronës ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”