Kërcënohet ministri i Jashtëm italian, shtohen kontrollet e sigurisë

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani. Mediat italiane raportojnë se ai ka marrë një letër kërcënuese por duke mos dhënë detaje shtesë.

Prej disa ditësh, Ministria e Jashtme ka forcuar kontrollet e mbrojtjes për të gjithë personelin si dhe me mbikëqyrje të shtuar të godinës.

Siç raportojnë mediat vendase, po kontrollohet gjithashtu çdo lloj materiali që hyn në ambientet e ministrisë.

Lajmin e kanë njoftuar burime parlamentare për mediat italiane, duke shtuar se të njëjtat procedura për forcimin e mbrojtjes janë miratuar në të gjitha përfaqësitë në mbarë botën.