Kërcënohet me jetë aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBT: Në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, bërtiti “kom me t’vra”

Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBT, Lend Mustafa, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë mesditën e kësaj së diele.

“Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”. M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash”, është shprehur ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton KlanKosova.tv.

“Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje”.

“Unë prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë! Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem”, është shprehur ai.