Kërcënohet Flamur Maloku, i larguar dje nga Vetëvendosje: Do të detyrohem t’ju paraqes në polici

Flamur Maloku, i cili dje u largua nga Lëvizja Vetëvendosje me preteksin se aty nuk tolerohet mendimi ndryshe, sonte thotë se të jetë kërcënuar përmes Facebookut.

“Nje lutje publike. Kerkoj prej jush qe te mos me shkruani ne bisede private dhe te mos perdorni po ashtu fjale fyese, perndryshe do te detyrohem qe te gjitha mesazhet t’i bej publike dhe t’i nis edhe ne polici”, ka shkruar Maloku, transmeton Ballkani.info.

Maloku: Dhash dorëheqje nga VV-ja, sepse aty nuk lejohet mendimi ndryshe

Ende pa i bërë 1 vit prej aderimit në VV, Flamur Maloku, ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, duke akuzuar VV-në për linçime dhe fyrje të njerëzve e familjeve të tyre për ta parandaluar mendimin ndryshe.

Ai tha sonte në Klan Kosova se ka dhënë dorëheqje nga VV pasi aty nuk ka mendim ndryshe dhe nuk lejohet mendimi ndryshe.

“Vetëm pse e dhash një mendim për këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, filluan të më sulmojnë. Mua kjo më frikëson sepse VV po sulmojnë dhe po linçojnë”, tha Maloku.

“Njëri nga shqetësimet e mia pse jam larguar nga VV është se jam shqetësuar nga qëndrimi i Albin Kurtit për Shkelzen Gashin. Albini e ka ditë qëndrimin e Shkelzen Gashit para se ta angazhoj këshilltar. Por po ashtu pas shkarkimit, deklarata e Albinit ka qenë shqetësuese”, tha Maloku.

Ai paralajmëroi se ditëve në vijim do të publikojë edhe shumë fakte të reja shqetësuese që do të dëshmojnë arsyen e largimit.

“Emrat e kercënuesve do t’i bëjë publike gjatë ditëve në vijim. Ka pasë edhe nga nivelet e larta. Në VV kam gjetur gjuhë të urrejtjes”, tha Maloku.

Ai tha se nga VV ua sulmojnë njerëzve edhe familjet.

Maloku ka thënë po ashtu se në VV sot ka dhumë ndikim dhe fuqi Haki Abazi i cili e kontrollon edhe rrethin e mbyllur tlnë Vetëvendosje duke mos lënë njerëzit e rinjbtë kenë ofrim me udhëheqjen e partisë.

Ai ka folir edhe për anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike të meëruar nga Qeveria Kurti.

“Ata po thonë që vetëm 4 anëtarë të bordeve janë nga VV e unë po ju garantoj që të gjithë anëtarët e bordeve janë VV sepse i njoh nga brenda”, tha ai.