“Mesazhi i Ramush Haradinajt se do ta ulë taksën vetëm kur Serbia ta njoh Kosovë tregon çmendurinë e përgjithshme në të cilën kanë hyrë të ashtuquajturit liderë të Prishtinës”, ka deklaruar i ashtuquajturi shef i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Daçiq për Sputnik ka thënë se mesazhi i Haradinajnt duhet “të ndezë dritën e kuqe të fuqive perëndimore që të ndikojnë në Prishtinë dhe të hiqen masat e pakuptimata”, transmeton Ballkani.info.
“Apelojmë në bashkësinë ndërkombëtare që ta ndalë çmendurinë që e ka nisur Prishtina dhe mos të bëhet vonë”, ka thënë Daçiqi.
Ai ka shtuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por Beogradi është i gatshëm për dialog dhe për marrëveshje. /Ballkani.info/







