Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi, u ndeshën fizikisht me njëri-tjetrin, pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.

Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ritvan Berisha.

Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së, Nol Nushin, se ka qenë viktimë e dhunës seksuale në ambientet e VV-së, kur ishte ende pjesë e kësaj partie, raporton parrotlla.

Ka qenë gazetari Ritvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.

E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti.

Rrahjen e konfirmon edhe Milaim Zeka:

Gazetari Milaim Zeka ka konfirmuar se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi janë konfrontuar fizikisht në debatin e Radio Televizionit të Kosvoës të Ridvan Berishës.

Zeka thotë se Tomë Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.

“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”

“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV’së kur po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thënë Zeka