Jovana Filipoviq, avokata e Dushan Arsiq, i cili u arrestua mbrëmë në Jarinje nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës, ka treguar se çfarë akuza i rëndojnë klientit të tij.
Ajo për mediumin Kosovo Online ka deklaruar se dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin me shumë të qytetarëve të Prishtinës dhe fshatit Butovc gjatë luftës në Kosovë, përcjell lajmi.net.
“Ai dyshohet se ka marrë pjesë në me dhunë të qytetarëve të Prishtinës dhe rrethinës në fshatin Butovc nga janari deri në qershor të vitit 1999. Ai dyshohet se ka ndaluar një të mitur dhe së bashku me formacionet e tjera paraushtarake dhe filluar ta ngacmojnë dhe keqtrajtojnë. Mësohet se ai ende po vuan pasojat”, citohet të ketë deklaruar avokatja e të dyshuarit për krime lufte.
Megjithatë, avokatja e tij po mohon se Arsiq ka qenë ndonjëherë në ushtri, polici apo ndonjë formacion tjetër ushtarak përgjatë 1999-ës.
Sipas saj, deklaratat e dëshmitarëve janë mbledhur përgjatë muajit shtator, tetor e nëntor të këtij viti.







