Keqpërdorimi i veturave zyrtare: Me 3Z në ETC (VIDEO)

Keqpërdorimi i veturave zyrtare në Kosovë nuk ka të ndalur. Ato shihen rrugëve të Kosovës pas orarit të punës, në dasma, në bregdeti… madje edhe duke kryer marrëdhenie seksuale breg rrugës.

Edhe pse ishte thënë se keqpërdorimi i tyre do të sanksionohet, duket se një gjë e tillë është vetëm farsë.

Ballkani.info ka siguruar një video ku një veturë 3Z është parë mbrëmë në Prishtinë.

Dëshmitarët që e kanë dërguar këtë video kanë thënë për Ballkani.info se videoja është bërë rreth orës 19 e 30 dhe se në veturë përpos shoferit, janë parë edhe dy fëmijë.

Në video shihet se si vetura ndalon në supermarketin ETC që gjendet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Vetura i ka targat 3Z – 272 – 08.

Të kujtojmë se javë më parë një zëvendësministër i Bujqësisë u shkarkua pasi që i kishte vendosur këmbët afër xhamit në veturën zyrtare. /Ballkani.info/