Keq me naftën, keq me metalet – Rusia në goditje ekonomike

Prodhimi i industrisë ruse ka treguar dinamikë të pabarabartë dhe zhgënjyese gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021. Rritja e prodhimit industrial rus u ngadalësua në 2.8% nga viti në vit, derisa në vitin 2020 regjistroi rënie 3.3%. Industria ka treguar dinamikë të pabarabartë dhe zhgënjyese në fillim të vitit 2019, por zakonisht pritet të rritet me rritjen e shpenzimeve të infrastrukturës shtetërore për projektet kombëtare.

Në korrik të 2020 prodhimi në industrinë e burimeve u ra me 3%, ndërsa sektori i prodhimit me 2.8%, dhe shërbimet me 1.7%. Banka Kombëtare Ruse komentoi se pret që 2021 të jetë edhe më e pafavorshme në industrinë e prodhimit, si shkak i pandemisë, veçanërisht në metale dhe materialet e ndërtimit.

Arsye është për këtë rënie edhe kërkesa nga jashtë për metalet. “Për shkak të pasigurisë së tregtisë globale, po kufizon potencialin për rritje”, argumenton Banka Kombëtare Ruse. James Smith, profesor i politikave botërore të ekonomisë në Universitetin e Karolinës, konsideron se ky trend do ta përcjell Rusinë edhe për disa vite, si shkak i rënies së kërkesës për metale.

“Trendi negativ në ekonominë ruse ka filluar para pandemisë, por pandemia ia ka dhënë goditjen e fundit, si shkak i mbylljes totale dhe rënies së kërkesës në metale, sektor ky që Rusia ka llogaritur shumë”, thotë Smith. Ai mendon se ekonomia ruse po ashtu do të pësojë rënie ekonomike, duke ndikuar edhe në rënien e të ardhurave për kokë banori.