Kepa: Rivaliteti me De Gea, është i mirë

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga beson që rivaliteti me portierin e Manchester United, David de Gea, për zgjedhjen e parë në kombëtaren e Spanjës është i mirë.

Zgjedhja se cili nga ta do të jetë në formacionin e parë nuk është caktuar ende dhe dy portierët po bëjnë më të mirën.

Kepa ka luajtur katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara me Spanjën, derisa De Gea është rikthyer para një muaji në fitoren ndaj Ishujve Farore.

Kepa tha se qëllimi i tij është të luajë dhe të gjithë lojtarët duan të jenë në formacionin e parë, por dëshira e tij është ta ndihmojë skuadrën.

“Qëllimi im është të luaj. Të gjithë lojtarët duan të jenë në formacionin e parë. Jam i sigurt që dua ta ndihmoj skuadrën. Nëse zgjidhem në formacionin e parë, qëllimi do të jetë të fitojmë ndeshjen dhe kjo nuk do të jetë e lehtë kundër Norvegjisë. Jam person i duruar. Jam duke parë kundërshtarë me kualitete të mira dhe jam duke u mësuar sepse jam i ri”, deklaroi ai.

Sot Spanja është mysafirë i Norvegjisë në kualifikimet për Euro 2020, ndeshje që fillon në ora 20:45.

loading…