Për shumë kë mund të duket e pabesueshme por këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira ka bashkëpunuar me reperin e famshëm, Snoop Dogg.
Mediat greke kanë bërë të ditur se këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira do të publikojë këngën e re “Sirens”, në bashkëpunim me Snoop Dogg.
Ky projekt pritet të publikohet të premten por në videon e mëposhtme mund të shikoni një pjesë të shkurtër të tij.
Kujtojmë që, Eleni Foureira ka përfaqësuar shtetin e Qipros në festivalin evropian të muzikës të njohur si Eurovision.
Eleni, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në Eurovision, vitin e kaluar.
https://www.instagram.com/p/BvygSapFglw/?utm_source=ig_embed







