Këngëtarja shqiptare këndoi himnin francez në ‘Air Albania’, mahniti me pamjen

Mbrëmë u inaugurua stadiumi më i ri në Shqipëri “Air Albania Stadium” me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën.

Fillimi i ndeshjes u bë me një ceremoni madhështore të organizuar nga Ardit Gjebrea. 

Himni shqiptar u interpretua nga Juliana Pasha ndërsa ai francez nga këngëtarja Besa Kokëdhima.

E veshur me një fustan të bardhë artistja ka mahnitur me paraqitjen e saj.

Përmes rrjeteve sociale ajo është shprehur e nderuar për ftesën për të qenë ajo interpretuesja e himnit frances  “La Marseillaise”.

https://www.facebook.com/Besa/videos/2412961052261290/