Këngëtarja shqiptare: Do martohesha me Robert Berishën por ka një pengesë
Lori ka befasuar me përgjigjen e saj.
Në emisionin “Shiko kush luan”, këngëtares iu parashtrua një pyetje në të cilën duhej të zgjedhte një nga këngëtarët e estradës.
E pyetur: Do të martohesha me..? Ajo duhej të përzgjidhte një nga katër emrat që zgjodhën në pyetjet paraardhëse. Një nga katër personazhet e përzgjedhur të Lorit ishte Robert Berisha.
‘’Robertin! Nuk është shumë për familje. E kam mik shumë të mirë dhe përshëndes shumë, por e thashë meqenëse është lojë, zgjedh Robertin!”, u shpreh Lori.