Këngëtarja e njohur nuk përmbahet, publikon foto nudo pasi ia kërkojnë ndjkësit +18

Lizzo shfaqi me krenari fizikun, pasi iu bashkua sfidës virale të fotografive në Instagram.

Derisa ka kryesuar tabelat e këngëve, ajo është bërë e preferuara në rrjete sociale për shfaqjen me krenari të formave trupore.

Lizzo qëndroi e vërtetë sërish, kur publikoi fotografi tërësisht nudo, pasi u bë pjesë e sfidës virale të fotografive në Instagram.

Këngëtarja e Truth Hurts, 32 vjeçe, ndau fotografi nga pika të ndryshme dhe momente historike në jetën e saj, kur ra dakord me kërkesën e ndjekësve për të postuar foto nudo.

Duke iu përgjigjur kërkesës së parë për ta parë atë me ‘pa rroba me një emoji’ që e mbulonte, Lizzo ndau një pamje të saj duke pozuar e zhveshur me afishe ‘Unë votova’ në secilin gji.

Një tjetër ndjekës i kërkoi që të publikonte foto nudi, një dëshirë që ajo ua plotësoi duke pozuar nga prapa në kamerë.

Ndër fotografitë e tjera të ndara në këtë sfidë ishin fotot e saj me kolegë muzikantë, duke përfshirë Harry Styles, Megan Thee Stallion, Ariana Grande dhe Normani.