Këngëtarja e njohur kroate ishte duke folur me fansat kur ndodhi tërmeti VIDEO

Këngëtarja e njohur kroate, Lana Jurçeviq, ka qenë e lidhur live në Instagram në momentin kur është dëgjuar tërmeti.

Në filmimet e saj shihet teksa fillon të dridhet toka ndërsa ajo rrëmben qenin e saj dhe ikën nga dhoma.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Kroacinë. Është raportuar për një të vdekur deri tani dhe dëme të mëdha materiale.