Këngëtari amerikan i kërkon gjyqtarit që ta lirojë, që të shkojë në koncert

Këngëtari i njohur amerikan R-Kelly është duke u përballu me akuza të forta.

Ai po hetohet nga Gjykata nën akuzën për abuzim seksual me të mitur.

Në seancën e fundit, avokati i R-Kelly i ka kërkuar gjykatësit që ta lirojë klinetin e tij, për shkak se ai kishte për të mbajtur një koncert në Dubai.

Gjykata e aprovoi një kërkesë të tillë, duke shtyrë seancën gjyqësore për datën 7 maj.

Mbi këngëtarin amerikan rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, të bëra nga tri vajza të mitura, një grua dhe katër viktima të tjera anonime.