Angjela Ignjatoviq – Breskvica ka konfirmuar se asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Ajo ishte planifikuar të mbante një koncert në Mitrovicë sonte, ku pagesa për angazhimin e artistes është bërë nga Milan Radojiçiq, në koordinim me Listën Serbe.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë monitoruar situatën duke mos e lejuar të kalonte pikën kufitare.
“Të dashur banorë të Mitrovicës, pavarësisht dëshirës sonë për të organizuar një koncert për të gjithë ju nga këngëtarja jonë e famshme Angjela Ignjatoviq Breskvica, policia e Kurtit nuk na lejoi ta bënim këtë. Më saktësisht, sot në pikën kufitare të Jarinjës, Breskvicës sonë iu ndalua të vinte në Mitrovicë, sepse koncerti i saj përbën kërcënim për sigurinë!?”, tha Lista Serbe në Instagram. /Ballkani.info/






