Kendall Jenner është ndër emrat më të kërkuar në fushën e modelimit.

24-vjeçarja e “Keeping Up With The Kardashians” vërtetoi fuqinë e saj si modele edhe një herë, teksa shihej në rroba banje xhinse të errëta,  gjatë një fotosesioni në Miami.

Kjo vjen pasi motra e Kylie Jenner, Kendall u pa në Miami me të dashurin e saj tBen Simmons, një 23-vjeçar basketbollist profesionist australian.

Jenner kishte kapur flokët prapa, ndërsa kishte vendosur vetëm pak grim në fytyrë, kurse veshjen e kombinoi me një palë sandale.

Modelja u pa në oborrin e shtëpisë, teksa pranë saj gjendej edhe një ekip me kamera, ndoshta për të xhiruar episodin e ardhshëm të “Keeping Up With The Kardashians”.

Vajza e Kris Jenner dukej në humor të shkëlqyeshëm, ndërsa buzëqeshi para aparatit fotografik.

Kendall u lidh me Ben Simmons në qershor 2018, kur u panë duke bërë blerje bashkë në Beverly Hills.