Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen bashkë, një javë pas lajmeve se janë ndarë

Kendall Jenner dhe Devin Booker u panë duke u shoqëruar sërish – më pak se një javë pasi u tha se u ndanë.

Supermodelja, 26 vjeçare, dhe ylli i NBA, 25 vjeç, kaluan pak kohë së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni, të dielën.

Në pamjet e paparacëve, të dy dukej se ishin në humor të mirë teksa buzëqeshnin, flisnin, qeshnin dhe merrnin pamjet e bukura.

Foto: Backgrid

Në një moment, madje dukej sikur Booker po shkonte për të rrëmbyer një puthje.

Jenner kishte veshur një bluzë të bardhë të prerë poshtë, të cilin e kombinoi me pantallona prej liri ngjyrë kremi.

Ndërkohë, Booker kishte veshur një bluzë të bardhë dhe mbante një zinxhir floriri.

Foto: Backgrid

Kendall dhe Devin u ndanë me arsyetimin se dëshironin që të fokusoheshin në karrierë.

Supermodelja i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë të ndarë”, sipas burimit, i cili ndan, “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.

Foto: Backgrid

Të njëjtit filluan romancën në prill të vitit 2020. /Telegrafi/