Këmbët e zbathura që i mbante në mbështetësen e karriges, udhëtarja i mbuloi me një kapele (Foto)

Veprimi i një udhëtareje që po fluturonte me aeroplan nëpër Shtetet e Bashkuara, është konsideruar të jetë shumë i ulët.

Derisa po flinte, ajo i kishte vënë këmbët e zbathura mbi mbështetësen e karriges tjetër, ndërsa vendosi një kapele mbu shputa.

“Askënd nuk po e mashtron me atë kapele, këmbët tuaja të ndyta duhet të jenë në dysheme” ka shkruar një prej komentuesve të shumtë.

Udhëtarja e pështirë me këmbët e zbathura

Kritikat nuk kanë munguar as për stafin e aeroplanit, që nuk e detyruan t’i largonte këmbën e ngritura lart.

Me anë të imazhin të papërshtatshëm, shikuesit që udhëtojnë shpesh, kanë thënë se kjo është ndër pamjet më të pështira që kanë parë.