Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pavarësisht trajtimit mjekësor, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

-Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.