Kryetari i partisë ‘Fjala’, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se ai nuk po i qëndon besnik votës së qytetarit.

Këto komente, vijnë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ku sipas Kelmendit, kjo është “ tradhëtia më e madhe që kryeministri Kurti ia bëri popullit të Kosovë”.

“Albin Kurti nuk duhej t’ia bënte këtë tradhëti popullit ngase:

-me 2016 kishte organizuar protesta kundër çmimeve të vjetra të rrymës,

-kishte kundërshtuar privatizimin e KEDS-it,

-kishte premtuar në zgjedhje se do ta ulte çmimin e energjisë elektrike

– kishte premtuar se nuk do ta paguante rrymën për serbët në veri.”, ka shkruar Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se kryeministri Kurti në vend që t’ i mbronë interesat e qytetarëve, ai po i mbronë interesat e ZRrE-së, duke e krahasuar këtë veprim me diktatorin Enver Hoxha të Shqipërisë.

“Në vend që ti mbron qytetarët, ai po i akuzon se po shpenzojnë shumë. Por kjo nuk është hera parë që udhëheqësit i tradhëtojnë qytetarët e vet. Njejtë kishte vepruar edhe Enver Hoxha në Shqipëri. Enver Hoxha simpatinë qytetare e shfrytëzoi në dëm të tyre dhe në dëm të vet shtetit të Shqipërisë. Zaten, ideologjitë e majta dhe komuniste gjithmonë e kanë shtypur popullin dhe shtetin e vet”, përfundoi Kelmendi.