Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se koordinatorja e OKB-së në Kosovë ka kërkuar që të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Gazetari gjatë transmetimit të emisionit Rubikon, tha se në letrën e dërguar nga ajo tek agjencitë e OKB-së, thuhet se kjo kërkesë është bërë për shkak të mungesës së legjitimitetit të kësaj qeverie, raporton Klankosova.tv.






