Kelmendi e godet keq Ramën: Nuk po flet, sikur Ramushi të ishte nga Kirgizia

I vetmi nga liderët shqiptarë që nuk ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për një gjë të tillë ka reaguar gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, duke thënë se karshi këtij rasti Edi Rama po sillet sikur të bëhej fjalë për kryeministrin e Kirgizisë.

“Krejt, krejt, por Edi Rama as një fjalë për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, si të kishte dhënë dorëheqje kryeministri i Kirgizisë dhe jo i gjysmës së popullit të vet!”, ka shkruar Kelmendi.

Ai thotë se për Edi Ramën më e rëndësishme se lufta e Kosovës është ‘lufta e egove’.

Ndër të tjera Kelmendi ka thënë se të ndarë shqiptarët janë më të dobët.

“Plus që preteksti është thirrja për intervistim si i dyshuar për krime të ndërlidhura me luftën.Pra, më e rëndësishme “lufta e egove” se sa lufta e Kosovës për liri.Kryeministri i Kosovës, para se të ketë emër të përveçëm – për të cilin mund të kemi vërejtje ose admirim – është kryeministër i dy pjesëve të ndara të një populli.E pakuptimtë dhe miope, shumë!Të ndarë dhe pa mbështetje për njëri-tjetrin jemi më të dobët përballë atyre që shqiptarëve nuk ua dëshirojnë të mirën!”, ka përfunduar Kelmendi.

loading…