Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas dezinformimeve për konkursin e hapur për punëtorët e rinj.

KEK ka bërë thirrje që urgjentisht të ndalen dezinformimet dhe askush të mos e keqpërdor emrin e KEK-ut për qëllime personale e politike dhe ka thënë se siguron opinionin se konkursi do të zbatohet me përpikëri deri në pranimin e punetoreve sipas kritereve te parapara në shpalljen publike.

Regimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bënë thirrje që urgjentisht të ndalen dezinformimet dhe askush të mos e keqpërdor emrin e KEK-ut për qëllime personale e politike.

Për informimin e opinionit, konkursi është hapur konformë nevojave të korporatës dhe vendimi është marr duke respektuar të gjitha procedurat e brendshme dhe ligjet në fuqi!

KEK siguron opinionin se konkursi do të zbatohet me përpikëri deri në pranimin e punetoreve sipas kritereve te parapara në shpalljen publike!