Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me statusin aktual të bllokut A3.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me 31 gusht përfundon inspektimi i këtij blloku dhe fillon sanimi i tij.

Njoftimi i plotë:

Njoftim rreth statusit aktual të njësisë A-3

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësise për kthim në punë.

Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3.