Reperi nga Shqipëria, Stresi tash e sa muaj vazhdon të jetë i ngujuar në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri.

Por, e dashura e tij, Keisi nuk ngurron që në rrjetet më të frekuentuara sociale ta shpreh mallin që ka për të.

Ajo ka hedhur disa imazhe në Instagram, e cila kujton disa nga momentet më të lumtura me të dashurin.

“Kur e ke shpirtin e plotësuar senet tjera duken krejt hajgare në këtë jetë”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, çifti thuhet se së shpejti do të kenë dasmë, detaj ky i zbuluar nga e ëma e Stresit në një foto të Keisit.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare dhe Stresi janë emrat më të përfolur aktualisht në mediat rozë.