Hoteleria ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ulje të konsumit, nëse veprohet me hapa konkret dhe të vazhdueshëm drejt ruajtjes të energjisë.

Disa nga këta hapa janë:

  • Në përputhje me rrethanat, shmangni ndriçimin elektrik dhe përdorni atë natyral.
  • Sipas mundësisë shmangni ndriçimin dekorativ dhe përdorni vetëm ndriçimin e nevojshëm për hapësirën tuaj.
  • Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëhere mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes.
  • Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit.
  • Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë.
  • Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete).
  • Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit.
  • Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm.

Si masë afatgjate mund të jetë:

  • Instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit

#hoteleri #hotels