Punëtorët e larguar nga KEDS kanë protestuar sot para Gjykatës Kushtetuese ku edhe është dërguar lënda nga KEDS për interpretim ligjor.
Punëtorët janë takuar në Gjykatën Kushtetuese me përfaqësuesit e Gjykatës ku kanë biseduar për ankesën e KEDS-it për interpretim ligjor të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese iu kanë premtuar punëtorëve që brenda javës do të ketë një vendim për rastin.
Sipas punëtorëve vendimi do të jetë 100% në anën e punëtorëve.
Punëtorët janë shprehur se shpresojnë KEDS të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne nuk i kemi shkaktu dëm KEDS-it, ata na kanë larguar punëtorët pa kurfar arsyetimi. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë, të bëhet prolongimi dhe fitimi në kohë duke na bartur në gjykata” janë shprehur punëtorët.







