“Ke 3 shqiptarë pas qafe”, kërcënohet me jetë ministri italian (FOTO)

Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.
Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e ministrisë.

E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet:

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”.

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet!

Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini në Instagram.