Zgjedhjet në veri

KDI: Në komunat veriore zgjedhjet mund të mbahen pas tre muajsh nëse ndiqen afatet kohore

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë për Ekonomia Online se zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës do të mund të mbahen pas tre muajsh minimalisht, nëse ndiqen të gjitha afatet kohore.

Ai ka thënë se si KDI kanë vlerësuar që zgjidhja e duhur për shkuarje në zgjedhje në këto komuna do të ishte dorëheqja e kryetarëve, por që sipas tij, me këtë proces është arritur edhe qëllimi politik i partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Meqenëse është përmbyllur faza e mbledhjes së nënshkrimeve, tashmë është në përgjithësi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që fillimisht t’i validojë këto nënshkrime në kuptimin që t’i verifikojë nëse këta persona që janë nënshkruar në peticion janë votues në Komunën përkatëse dhe nëse është arritur kuota prej 20 %. Në rast se konstatohet që është arritur ky prag atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet që ta njoftojë fillimisht kryesuesin e Kuvendit Komunal, kryetarin përkatës të komunës dhe Ministrinë e Administrimin e Pushtetit Lokal që është arritur ky prag dhe që fillohen procedurat për organizimin e procesit të votimit”, ka thënë Cakolli.

Cakolli ka thënë se pas pranimit të peticionit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i mbetet KQZ-së që të shohë se a janë valide ato nënshkrime dhe a është arritur kuota prej 20 për qind.

Sipas tij, në rast se konstatohet që është arritur ky prag, KQZ-ja do të duhet që ta njoftojë fillimisht kryesuesin e Kuvendit Komunal, kryetarin përkatës të Komunës dhe Ministrinë e Administrimin e Pushtetit Lokal që është arritur ky prag dhe më pas të fillohen procedurat për organizimin e procesit të votimit.

“Ndonëse nuk e ka një emër formal është një lloj mini-referendumi ku qytetarët do të dalin dhe do të shënojnë votën e tyre nëse janë për apo kundër largimit të Kryetarëve nga pozita e tyre”, tha ai.

Cakolli ka thënë se kryetarët e rinj të komunave veriore mund të zgjidhen pas rreth tre muajsh, nëse ndiqen të gjitha afatet kohore dhe nëse plotësohen të gjitha kushtet ligjore, e sidomos ato për pragun prej 50% plus 1 votë.

Ai ka thënë se nëse nuk përmbushen këto afate, atëherë kjo iniciativë do të dështojë dhe e njëjta nuk do të mund të përsëritet për të paktën një vit.

“Unë besoj që mund të kemi kryetar të rinj të zgjedhur në proceset të votimit diku pas rreth 3 muajve minimalisht nëse ndiqen të gjitha afatet kohore dhe në raste se plotësohen të gjitha kushtet ligjore sidomos ato për pragun prej 50% plus 1 vota për largimin e kryetareve. Deri sa nëse nuk arrihet kjo, atëherë përveç se do të konsiderohet si i dështuar si iniciativa, e njëjta nuk do të mund të përsëritet për të paktën një vit. E që nënkupton se nuk do të mund të përsëritet fare gjatë këtij mandati për shkak se në 6 muaj e fundit të mandatit të kryetarëve edhe nëse pozita e Kryetarit mbetet vakante gjasat janë meqenëse zgjedhjet edhe ashtu shpallen të mos organizohet proces paralel i votimit fare”, ka thënë ai.

Ai tha se si KDI që nga fillimi ka vlerësuar që zgjidhja më ideale do të ishte ofrimi i dorëheqjeve nga ana e kryetarëve, kështu duke mos shpenzuar kohë e buxhet.

Ai u shpreh se më këtë proces është arritur qëllimi politik i partisë në pushtet e në veçanti i kryeministrit Kurti. Sipas tij, më këtë ai është duke përçuar mesazhin tek serbet që në raste se nuk zbatohen rregullat, atëherë në veri edhe më pak përqindje mund të kemi kryetar të cilët nuk përfaqësojnë shumicën e popullsisë atje.

“Që nga fillimi ne e kemi parë si pozitiv dhe inkurajues faktin që qytetarët serbë po marrin pjesë në këtë proces. Kemi vlerësuar që nuk është e nevojshme që të shpenzohen dyfish kohë e dyfish buxhet, pra do duhet që fillimisht të shpenzohet buxhet për largimin e kryetarëve për shkak se është një proces pothuajse i rregullte i votimit e pastaj edhe procesi për zgjedhjet e kryetareve të rinj. Ne kemi besuar që zgjidhja më ideale do të ishte ofrimi i dorëheqjeve nga ana e kryetarëve. Por që në një situatë të tillë unë besoj që është arritur edhe qëllimi politik i partisë në pushtet e në veçanti i kryeministrit i cili ka tentuar, unë besoj që të përçoj mesazhin që në raste se nuk zbatohen rregullat atëherë në veri edhe më pak përqindje mund të kemi kryetar të cilët ndonëse nuk përfaqësojnë shumicën e popullsisë atje të paktën mund të qëndrojnë në zyre deri sa qytetarët serb të cilët janë ata që kanë bojkotuar procesin e votimit të mos i nënshtrohen procedurave ligjore për largimin e kryetarëve”, ka thënë ai.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut