KDI-ja ka reaguar për deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme, për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë Hoti.

Në reagim thuhet se KDI shpreh me shqetësim, deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala.

Deputeti Shala deklaroi që pas vizitës që i kanë bërë Presidenti Thaçi dhe ish- kryeministrit Haradinaj ka ndërruar mendje dhe vota e tij do të jetë pro “për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”, thuhet në reagimin e KDI-së.