Shqipëri

Kavajë: 52-vjeçari e godet 33-vjeçarin me sëpatë në kokë

Një 52-vjeçar e ka goditur me sopatë në kokë, një 33-vjeçar, në një lokal në Kavajë të Shqipërisë.

Viktima u dërgua në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, ndërsa i dyshuari u arrestua nga policia shqiptare.

Ndërsa ngjarja thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

I arrestuar ka mbetur edhe pronari i lokalit, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit, dhe organizim i lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Sipas policisë, pas konfliktit në lokalin e tij, pronari ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga policia, ka deklaruar se viktima ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Gjatë kontrollit në telefonin e  pronarit, policia ka gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.